9 ditë protesta në Jarinjë dhe Bërnjak për reciprocitetin e targave. Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën në Bruksel
Për të nëntën ditë radhazi kanë në kufirin protestuesit serbë kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Situata në kufi është ende e tensionuar dhe ushtria serbe apo forcat speciale të Kosovës nuk pranojnë të tërhiqen nga pozicionet e tyre. Ndërkohë që në zonë janë vendosur edhe forcat e KFOR-it helikopterët e të cilëve ditën e djeshme fluturuan mbi Jarinje dhe Bërnjak në dy raste.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë me dije se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.
“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës.
Prania ushtarake e Serbisë në Kufi dhe në disa raste edhe cenimi i vijë kufitare nga aeroplanët serbë , ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se ata kanë ndërhyrë aty ku duhet por vetëm në territorin e vet dukë hedhur poshtë idenë e cenimit të kufirit.
Siç ka shpjeguar ai, gatishmëria vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por se nuk hyjmë askund ku nuk duhet të hyhet”.