Kosovë, 99% të votave numërohen, dalin rezultatet e fundit nga KQZ

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 40.80 për qind apo 338,541 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.16 për qind apo 183.925 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.59 për qind apo 145.995 vota të fituara.

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.46 për qind apo 61.866 vota. Ndërkaq, Lista Serbe, partia e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka fituar 4.42 për qind apo 36.683 vota.

Ky rezultat i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazohet në numërimin e 98.97 për qind të vendvotimeve. Në këtë numërim nuk përfshihen votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë vendi, të cilat do të numërohen më vonë.

SHKARKO APP