Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do ta lejojë SHBA-ja Albin Kurtin ta përdorë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë?

Kosova E premte, 7 Shkurt 2020 18:23
A do ta lejojë SHBA-ja Albin Kurtin ta përdorë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori përkrahje publikisht nga i dërguari i Posaçëm i Donald Trump, Richard Grenell. Diplomati amerikan thotë se “Albini e ka mirë” për heqjen e taksës. Megjithatë ai nuk e përmend asnjëherë fjalinë e dytë të Kurtit: Vënien e reciprocitetit. A do të arrijë Kurti t’i vërë Serbisë pengesat e njëjta që ajo ia bën kosovarë? Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, i ka dhënë mbështetje Kurtit vetëm për heqje të tarifës, që ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte vendosur për produktet e Serbisë, por asnjëherë nuk e ka përmendur reciprocitetin. Zyra e Grenell thotë për Express se e vetmja përgjigje për çështjen e zëvendësimit të tarifës ndaj mallrave serbe me reciprocitet ndaj Serbisë gjendet në postimin e sotëm të diplomatit amerikan, ku ai iu drejtua kreut të PDK-së, Kadri Veselit, për t’i thënë se Albin Kurti e ka mirë dhe taksa duhet hequr.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100%. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell. Partneri i Kurtit, Isa Mustafa ka thënë dje për Express se reciprociteti është kompleks dhe ka pasoja shumëdimensionale, e që qeveria duhet të gjejë rrugë më të mirë me të cilën pajtohen SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Por duhet të them se është shumë komplekse dhe me pasoja shumëdimensionale. Besoj që Qeveria mund ta gjejë rrugën më të mirë, të bashkërendis me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçmas me SHBA dhe BE”, ka deklaruar Mustafa. Analisti Blerim Vela thotë për Gazetën Express se Kurti mund ta marrë bekimin e SHBA-së për të marrë vendosur reciprocitet, vetëm nëse kjo nuk është pengesë tjetër. Vela thotë se SHBA-ja dhe BE-ja mund ta përkrahin Qeverinë Kurti vetëm nëse ai e heq taksën e i lë hapësirë rinisjes së negociatave. “Padyshim se reagimi i SHBA-ve, institucioneve të BE-së dhe shteteve evropiane do të varet nga natyra, shtrirja dhe pasojat e politikës së reciprocitetit në vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse masat e reciprocitetit shihen si pengesë për rifillimin e negociatave apo mbarëvajtjen e tyre, ato do të kundërshtohen nga SHBA-të, institucionet e BE-së dhe shtetet evropiane” ka thënë Vela. Kurti ka thënë se nuk do ta heqë taksën pa e vënë reciprocitetin, sepse sipas tij, s’duhet të krijohet zbrazësi mes këtyre dyjave.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Analisti Vela thotë se nëse Kurti e do përkrahjen e SHBA-së, atëherë ai duhet të lë hapësirë pasi të hiqet taksa për rifillimin e dialogut. “Qeveria e re mund të pres në mbështetjen e SHBA-të, institucionet e BE-së dhe shtetet evropiane nëse para vendosjes së reciprocitetit krijohet një mundësi kohore për rifillimin e negociatave apo edhe hyrja e reciprocitetit në fuqi lidhet me mossuksesin e procesit negociator mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë analisti. Ndërkaq analisti Artan Murati thotë për Gazetën Express se heshtja e SHBA-së dhe BE-së në lidhje me vendosjen e masave të reciprocitetit tregon që nuk po u pengon zotimi i Kurtit dhe LDK-së për reciprocitet dhe se për ta është e rëndësishme vetëm rinisja e dialogut, që është ndërprerë nga Serbia për shkak të tarifës.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

“Meqenëse SHBA, BE apo edhe vetë Serbia nuk janë duke komentuar idenë e reciprocitetit, kjo nuk do të paraqes asnjë problem për z.Kurti të ndërmarr një veprim të tillë. Ideja e SHBA-së është që fillimisht t’i kthej në negociata palët, e më pas të tentoj të paraqes vizionin e saj sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, është shprehur Murati. Dy ditë më parë pas takimit me Kurtin, shefja e BE’së Nataliya Apostolova as nuk e ka kundërshtuar e as nuk e ka mbështet reciprocitetin ndaj Serbisë. Opozita po e kundërshton heqjen e taksës ndaj Serbisë, për çfarëdo arsye. Autori i vendosjes së taksës, RAmush Haradinaj, dje i ka shkruar letër Kurtit ku i ka kërkuar që të mos e heq taksën pa marrë njohje të shtetësisë nga Serbia.

Edhe Kadri Veseli tash i kërkon Kurtit të mos e heq taksën, e Grenell ka zgjedhur pikërisht kreun e PDK’së që t’i tregojë se kryeministri i Kosovës e ka përkrahjen e amerikanëve. Analisti Vela thotë se Qeveria Kurti duhet të jetë e kujdesshme para vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë sepse kjo prek secilën fushë prej qarkullimit të njerëzve e deri në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Vendosja e reciprocitet në parim nënkupton jo vetëm ndryshim të raporteve në tregtare, por edhe ridefinim i raporteve në çdo fushë tjetër si qarkullimi i njerëzve, transportit, arsimit, shëndetësisë dhe anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë drejtim, qeveria e re nuk ka sqaruar nëse synon që në fillim të zbatoj reciprocitet të plotë apo do të ketë një qasje përshkallëzuese në varësi nga vullneti i Serbisë që të jetë konstruktive ndaj Kosovës në fushat përkatëse”, ka thënë Vela.

Etiketat e lidhura

albin kurtishba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 3 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.