Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A do ta sigurojë Vjosa Osmani votën e 80-të për postin e Presidentes?

Kosova E diel, 4 Prill 2021 12:33
A do ta sigurojë Vjosa Osmani votën e 80-të për postin e Presidentes?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas dy përpjekjeve të dështuara për të siguruar fletvotimet e domosdoshme në kutinë e votimit për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme. Të shtunën, Kuvendi i Kosovës u mblodh për ta zgjedhur të parin e shtetit, por nuk arriti pasi mungonin votat e nevojshme në kuti, ndonëse në sallë kishte kuorum të nevojshëm prej 82 deputetësh të pranishëm.

Prandaj sot në orën 17:00 pritet të vazhdojë seanca, pas dy tentimeve të dështuara gjatë së shtunës. Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë dy kandidatët e propozuar për president nga Lista “Guxo”. Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës ia kishte premtuar Osmanit bërjen e kuorumit, deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në votim. Jo vetëm tre deputetët e LDK-së ishin “fajtorë” për dështimin e zgjedhjes së presidentit. Ishte menduar se 81 vota ishin të sigurta për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Konsiderohej se me 12 nga 15 votat e LDK-së dhe 69 votat e LVV-së me partnerët e koalicionit nga minoritetet (pa Listën Serbe) do të bëheshin 81 votat e mjaftueshme për kuorum dhe zgjedhjen e presidentes. Ishin dy deputetët nga komunitetet pakicë, Adem Hoxha, i Partisë së Goranëve të Kosovës dhe deputeti tjetër nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi që kanë dështuar në momentin e fundit, duke mos marrë pjesë më seancë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetari i Partisë së Goranëve të Kosovës, Adem Hoxha ditë më parë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kishte thënë se bllokadën e institucioneve nuk e shohin si metodë për zgjidhjen e problemeve. Në seancë ka munguar edhe deputeti nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi, i cili dy javë më parë pas takimit me Kurtin e Osmanin, nuk kishte treguar nëse do ta votojë as Qeverinë Kurti. Pavarësisht se PDK-ja kishte paralajmëruar bojkotimin e seancës për presidenten, LVV dhe Vjosa Osmani, shpresonin se deputeti i kësaj partie Xhavit Haliti do të ishte në seancë dhe do të votonte për zgjedhjen e presidentes.

I mbetet LVV-së dhe grupit të Vjosa Osmanit në Kuvend që të sigurojnë edhe një votë, në mënyrë që sot të përfundojë saga e zgjedhjes së presidentit. Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur sot se nuk kanë pasur kontakte me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitin, në mënyrë që ta sigurojnë votën e 80-të për kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmanin.

Ajo ka theksuar se janë në bisedime me disa deputetë të cilët sipas saj kanë pasur një vullnet më të mirë që të marrin pjesë në votimin e presidentes dhe gjithashtu pret që edhe dy deputetët nga pakicat sot të marrin pjesë në seancë. Edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it në vendin tonë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të përmbushin obligimin dhe përgjegjësinë që kanë marr ndaj popullit të Kosovës dhe të marrin pjesë në seancë dhe të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

Mbetet të shihet nëse sot në orën 17:00 do të ketë vazhdim të seancës dhe nëse LVV dhe Vjosa Osmani do të sigurojë kuorumin dhe votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit. Zgjedhje e presidentit duhet të kryhet brenda afatit kushtetues. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo sipas tij mund të vazhdojë deri më datë 5 maj. Nëse deri më 5 maj nuk zgjidhet presidenti, atëherë nuk do të ketë as kush t’i shpallë zgjedhjet, pasi nuk ka ushtrues detyre të presidentit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, pas dështimit të zgjedhjes së të parit të vendit. /Telegrafi/

Etiketat e lidhura

Vjosa Osmani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 4 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 4 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 4 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 4 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 4 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 7 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 4 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 6 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.