A e shembi KGB Jugosllavinë?!

Pse KGB nuk mbështeti pucet ushtarake në BRSS dhe Jugosllavi?!

Figura të larta ushtarake të ish armatës jugosllave kohëve të fundit kanë hedhur dritë mbi shembjen e ish Jugosllavisë duke sjellë të dhëna deri më tani të panjohura për opinionin ku është përfshirë edhe çështja e Kosovës. Ditarët nga shtabet luftarake të viteve të ’90 të shekullit të kaluar disa nga ushtarakët serb kanë filluar ti publikojnë. Flitet se disa nga krerët e armatës jugosllave në bashkë koordinim me ata sovjetik kanë bërë plane për puç ushtarak për të shpëtuar nga shembja ish Jugosllavinë dhe BRSS. Por disa thonë se pikërisht KGB ruse ka shembur Jugosllavinë. Aktualisht janë tri botime të ushtarakëve të lartë që kanë dhënë versionet e tyre rreth shembjes së Jugosllavisë. Libri “Zërat nga dhoma e shurdhët”, me autori gjeneralin e aviacionit në pension Blagoje Grahovac ka nxitur reagime dhe interesim të madh të opinionit profesional dhe laik. Në libër përshkruhet si është shembur Jugosllavia dhe në thelb kush kanë qenë autorët e saj. Ai thotë se KGB ka qenë shkatërruesi kryesor i Jugosllavisë dhe atë nga arsyet gjeopolitike. Libri në mënyrë të detajuar përshkruan këtë duke vënë në pah se nga shërbimet ushtarake dhe shtetërore, si dhe nga nëntoka kriminale dhe politike që kanë qenë të etur për pushtet dhe fuqisë së parave, KGB ka bërë rrjetën goditëse. Këto ngjarje i përshkruan dhe në intervistën dhënë NM të datës 2 korrik 2015 në të cilën jep përgjigje edhe rreth hidhërimit ndaj tij, të gjeneralit Aleksandar Dimitrijevic, shef disa vjeçar i sigurisë ushtarake. “Libri trajton ngjarjet nga viti 1989 deri më 2006 ndërsa Dimitrijeviqin e kam njohur në vitin 1988. Ai nuk ka arsye në mënyrë emotive dhe në mënyrë të pashembullt të reagojë, sa i përket atij personalisht, sepse në libër përmend disa ngjarje që për të mund të jenë afirmative. Por nuk e di ku e ka njohur veten Dimitrijeviqi”, tha ai. Sipas tij shkatërrimin e Jugosllavisë e ka bërë KGB ruse për arsye gjeopolitike sepse e kanë ditur se sllovenët dhe kroatët do të shkojnë nga BE që i ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për veprim në Ballkan. Ai tha se kjo organizatë për nevojat e saj ka organizuar grupin “Banditëve”, që i kanë bërë shërbim zbulimit ushtarak, shërbimit te zbulimit serb, strukturave krimogjene dhe politikan ambicioz të sëmurë. “KGB sepse e ka ditur që edh Kisha pravosllav serbe është një karrige rëndësishme për ta, në gjithë këtë”, tha Grahovac.

Plani i Kadijevicit për puç ushtarak

Nga ana tjetër ish ministri i mbrojtjes së Jugosllavisë Velko Kadijevic në librin e tij të titulluar “Kundërgoditja” të publikuar në Moskë, përshkruan mungesën e mbështetjes së Moskës për të ruajtur nga shembja ish Jugosllavin. Sipas tij, shkatërrimin e Jugosllavisë e ka bërë perëndimi dhe Vatikani. Disa thonë se pikërisht Kadijeviq dhe gjenerali i armatës sovjetik Jazov kanë bërë plane që në bashke koordinim të bëjnë puçe ushtarake për të ruajtur Jugosllavin dhe Bashkimin Sovjetik nga shembja. Gjenerali kroat Anton Tus i cili ato ditë dramatike ka qenë në detyrë në APJ-së, për gazetën Jutarnji List të datës 04.11.2007, ka përshkruar edhe takimet me gjeneralin Kadijevic. Ky i fundit kishte sulmuar Kushtetutën e ’74 duke e bërë fajtor për situatën e krijuar. Kadijevic në librin e tij hedhë tezën që Jugosllavinë e kanë shkatërruar perëndimi dhe Vatikani. Diku nga mesi i dhjetorit 1990 Kadijevici për herë të parë ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe çarmatosjen e të gjitha formacioneve paraushtarake dhe mbrojtjes territoriale, që ishte e drejtuar në rend të parë kundër Kroacisë dhe Sllovenisë. Në mars të vitit 1991 me idenë e puçit shtetëror ka shkuar në takim tek marshalli sovjetik Dmitryi Jazov. Gjenerali Anton Tus tregon se më 13 mars i kishte telefonuar oficeri kujdestar nga aeroporti dhe kishte treguar se sekretari federativ Kadijevic fluturon për në Moskë. “Për këtë nuk kam ditur asgjë. E kanë ditur vetëm Axhici, Milloshevici dhe Jovici. Oficerit kujdestar i kam thënë që të më njoftojë kur të merret leja për fluturim, por hungarezët nuk e lejuan fluturimin në hapësirën tyre ajrore. Pas shtatë orëve e kanë lejuar. Hungarezët kanë vendosur pas një kohe të gjatë sepse kërkesën e kanë marrë kanaleve jozyrtare, gjë që i ka hutuar. Fjala ishte për marrëveshje për përgatitjen e puçit të përbashkët ushtarak. Puçi është dashur në mënyrë të koordinuar të bëhet në BRSS dhe Jugosllavi, ndërsa më vonë kam dëgjuar se ishte planifikuar që të kyçet edhe Rumania”, tha Tus. Me këtë mision në Bukuresht ka shkuar admirali Stane Brovet. “Por ‘puçistët sovjetik”, ende nuk ishin të përgatitur. Duket se Mihail Gorbacovi i kishte marrë erë dhe se i kishte bërë disa koncesione armatës, kështu që gjenerali rusë Jazov ka sqaruar se ‘ende nuk është koha”. Ai citohet ti ketë thënë Kadijevicit se perëndimi, respektivisht NATO ndaj të dhënave të zbulimit sovjetik dhe vlerësimeve nuk do të reagojë dhe se nuk do të përzihet nëse ushtria marrë hapa ‘për rregullimin e gjërave në Jugosllavi”.

Kadijevici ka hedhur akuzat që si ministër ishte për puç ushtarak duke pohuar se pikërisht është e kundërta sepse Millosheviqi nga ai ka kërkuar (në kabinetin e Jovicit) që APJ të merr gjërat në duar të veta dhe të arrestojë të gjithë ata që duhet”, dy ditë pasi APJ ka shpërndarë protestat në Beograd (9 mars 1991) dhe qartë u ka treguar të gjithëve dhe të huajve që nuk do të lejojë marrjen jolegale të pushtetit”. Kadijevici ka kundërshtuar të merr një vendim të tillë dhe këtë ia transmetoi Shtabit të komandës së përgjithshme që vendosi që APJ të mos merr pushtetin përmes puçit ushtarak dhe se është e nevojshme që presidenti i presidencës të thirr komandën e përgjithshme në të cilën Shtabi do të propozojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masat duhura.  Kadijeviqi në atë mbledhje propozoi shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme, që të ngritët përgatitja ushtarake e APJ për atë gjendje, që të merren masat urgjente dhe çarmatosen të gjitha formacionet jolegale dhe të intensifikohet puna në arritjen e marrëveshjes për të ardhmen e Jugosllavisë. Pas diskutimeve të gjata dhe të vështira dhe pasi Stipe Mesiqi gjithnjë ishte në lidhje me Franjo Tugjmanin, Vasil Turpukovski me “ambasadën amerikane në Beograd”, ndërsa Janez Dërvonsheku me Milan Kucanin, presidenca e RSFJ-së nuk ka pranuar propozimet, ka theksuar Kadijevic. Ai ishte i mendimit që udhëheqja e BRSS-së duhet të verifikojë nëse NATO do të sulmojë, nëse APJ fillon me realizimin e atij propozimi dhe çfarë do të jetë reagimi i Moskës dhe në marrëveshje me Jovicin, ka vendosur që “inkognito” të udhëtojë në Moskë. Takimi paraprakisht i përgatitur me ministrin mbrojtjes marshallin Dimitri Jazov është dashur të jetë sekret, por shefi i kabinetit Vuk Obradoviq “këtë e bëri në mënyrë të keqe” kështu që për udhëtimin e tij është ditur para se të fluturojë për Moskë, ka thënë ish ministri i mbrojtjes. Para Kadijeviqit, marrshalli Jazov ka biseduar me telefon me presidentin fundit të BRSS-së MIhail Gorbacov i cili nuk deshi ta pranojë Kadijevicin, si dhe gjashtë muaj para kësaj.  “Përgjigjet ishin negative dhe kishin të bënin me atë që në mbështetjen e BRSS nuk mund të llogarisim”, ka thënë Kadijevic duke shtuar se përgjigja “ ishte plotësisht armiqësore dhe se politika Gorbacovit ishte shkatërruese ndaj Jugosllavisë”.  “Ishte e qartë: BRSS e para se gjithash Gorbacovi jo vetëm se nuk do të mbështesë por të kundërtën do të jetë në radhët e para të forcave ndërkombëtare-kundërshtarëve tanë (gjë që u konstatua në kohën e sanksioneve të para të KB ndaj Jugosllavisë”, theksoi ai. Para Millosheviqit, me ndërmjetësimin e Ante Markoviqit dhe Gadafit, Kadijevicit i është propozuar “puçi” i cili sipas fjalëve të gjeneralit ishte “mashtrim i dukshëm” që e dizajnuan shkatërruesit kryesor të Jugosllavisë dhe qëllimi i të cilëve ishte që të hyjnë në konflikt mbrojtësit kryesor të Jugosllavisë –populli serb dhe APJ. Gadafi, pohon Kadijeviqi në takimin në Libi në vjeshtë të 1991 ka propozuar “puç ushtarak” që të përmbyset udhëheqja serbe, që do të mbështetej nga liderët e tjerë të Republikave jugosllave. “E kam ditur se disa ditë para meje te Gadafi ishin Gligorovi dhe Izetbegovici, andaj i kam thënë se kjo me siguri nuk është ide e tij origjinale, por e atyre që dëshirojnë të shkatërrojnë Jugosllavinë, pas së cilës Gadafi ka hequr dorë nga kjo ide”, ka thënë Kadijeviqi.

Kërga: Askush nuk e mbështeti Jugosllavinë e krijuar me antagonizma

Se Moska nuk ka mbështetur ruajtjen e Jugosllavisë përmes puçit ushtarak e pohon edhe Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të RFJ-së, pjesëtarë i inteligjencës, ruajtës i shumë sekreteve shtetërore, Branko Kërga i cili vendosi të flasë për çdo gjë që e kishte munduar deri më tani. Kërga i cili ka qenë atashe ushtarak i Jugosllavisë së shpërbërë në Moskë ka qenë për së afërmi i njohur me raportet ndërmjet dy vendeve. Moska ndaj kolonelit Branko Kërga duket se ka vepruar kthjellët. Së paku në atë masë sa që filloi të jetë më i kujdesshëm dhe të jetë më analitik. Përndryshe po të mos ishte kështu, nuk do të bëhej shef i shërbimit të kundërzbulimit ushtarak dy herë radhazi edhe te ish presidenti i Serbisë Slobodan Milosheviqi, kryeshef i Shtabit të përgjithshëm të RSJ pas ndryshimeve të tetorit (i emëruar më 2002, ndërsa në pension shkoi si gjeneral kolonel në shkurt të 2005, njëri nga të rrallët e oficerëve të pozicionuar i cili nuk përfundoi në Tribunal-ndërsa në Hagë ishte si dëshmitarë mbrojtës). Disa kanë thënë se është mason. Atë e përshkruajnë si një njeri që ka dashur të flasë shumë dhe pse ndryshe nga profesioni I tij. Derisa ngjarjet në botë dhe në ish Jugosllavinë e mbetur nga dy njësi, po zhvilloheshin me një shpejtësi filmike, ai thotë se asnjë krizë nga lufta e ftohtë nuk ka përfunduar. Kur më 1 korrik 1999 është zgjuar në Moskë ai tha se ka ndier një ngrohtës në zemër. Ai më herët asnjëherë nuk kishte qenë në BRSS. Kërga atashe i ri ushtarak në një intervistë për Njusvik të datës 13 dhjetor të vitit të kaluar tha se ka qenë i bindur se vendësit do ta mbështesin Jugosllavinë, ku gjërat ziheshin. Të gjithë kanë thënë se miqësia serbo-ruse është e pandarë. Por Kërga si njohës i historisë ka ditur për disa gjëra të cilat dhe nuk kanë forcojnë optimizmin e tij. Por nuk deshi të prishë ditët e para të shërbimit në diplomaci. Derisa në to nuk ia përkujtoi një marshall rusë.

“E kam pyetur në një pritje pse nuk na mbështesin. Konfliktet në Jugosllavi tashmë kanë filluar. Ka mohuar se nuk e mbështesin. Më ka ndarë nga grupi i diplomatëve anash: “Qëndrojmë, qëndrojmë…por të sqaroj pak. Ju ishin të fundit që keni njohur BRSS, më 1944. Ishit të parët që ikët nga tabori socialist më 1948. Nuk keni qenë të dytët por të parët në tërë botën qe keni sulmuar BRSS kur kemi hyrë në Hungari më 1956. Njëjtë ishte dhe në vitin 1968, kur ishte në pyetje Cekosllovakia. Të mos përmend Afganistanin më 1979. Pra çka doni!?

Ai tha se Andrej Koziriev, asokohe ministër i jashtëm rusë vlerësoi se nuk duhet viktimizuar për Serbinë.  “Koziriev konsideronte se nuk duhet prishur marrëdhëniet me perëndimin sepse serbët po i drejtohen Moskës vetëm kur e kanë vështirë. Kur situata është normale kur zgjidhet problemi, Serbia kthen kokën nga rruga e perëndimit. Me të kohë pas kohe kam pasur kontakt, shpesh jo direkt.  Në Beograd konsideronin se ai është në lidhje me përfaqësues perëndimor. Më janë dukur interesant bisedat me Vitaly Curkin. E kam njohur vëllanë e tij në Amsterdam, ndërsa lokalët më bindën se ka qenë mysafir i shpeshtë si shitës i armëve. Ndërsa Curkinin e kam shikuar si Radovan Karaxhiqin duke goditur me shuplak tavolinën dhe duke hedhur karriget. Kërga konsideron se rusët vazhdojnë të mendojnë kështu. “Mendoj se një tezë e tillë kohë të gjatë është tek një pjesë e estabilishemntit rusë, do të thosha veçanërisht në qarqet rreth ministrisë së jashtme. Qytetarët kanë shprehur gjithmonë mbështetje të sinqertë dhe dëshirë për të ndihmuar. Një pjesë e mirë ka qenë edhe në qarqet ushtarake. Por mbështetja e tyre deklarative nuk mund të bëhej reale pa ministrin që drejton raportet ndaj shteteve tjera”.

Serbia fajtori kryesor

Gjatë kohës kur Kërga ishte në Moskë deri më 1994 në skenë ishte një proces i rrezikshëm, që ka mundur të rezultojë me shembjen e mëtejmë të Rusisë në baza të ndryshme.  Pas largimit të Jelcinit në plan të parë janë theksuar interesat nacionale dhe shtetërore, rregullimi i shtetit që ka reflektuar në statusin e Rusisë si fuqi e madhe dhe me vetë këtë edhe raportet ndaj Serbisë. Duke përfaqësuar para se gjithash interesat e veta, Rusia e mbështet sot Serbinë në masë të caktuar.

Edhe pse disa nga ushtarakët nuk e falin armatën që nuk ka bërë puç, Kërga tha se kjo është për analizë. “Puçi nuk do të sillte zgjidhje. Antagonizmat e udhëheqjes së ish republikave ka qenë të mëdha. Ka mundur të eliminohen disa më ekstrem apo të gjithë krerët e pushtetit, por kjo nuk do të sillte rezultate. Puçet ushtarake nuk kanë sukses pa mbështetësin e mirë në popull dhe krahas mbështetjes së palës së caktuar. Në pjesën e popullatës në vitet e ’90 ushtria ndoshta do të kishte mbështetje, madje edhe në Slloveni dhe Kroaci, kjo tani pranohet, por ishin përpjekjet aq shumë te helmuara nacionaliste dhe sepertiste. Përkohësisht ndoshta puçi do të ndalte diçka. Procesi i shthurjes së shtetit do të vazhdonte. Ndoshta në mënyrë tjetër, me më pak konflikte të armatosura”, tha ai.

Kërga është ndalur edhe të vizita e Kadijeviqit në Moskë duke shprehur mendimin se nuk ka gjetur mbështetje. “Ka disa rrëfime për udhëtimin e Kadijeviqit në Moskë dhe bisedat me asokohe ministrin e mbrojtjes Jazov. Mirëpo mendoj se nga kjo s’ka pasur asgjë. Kishte ftesën edhe për vizitë në SHBA, te ministri i mbrojtjes. Por ironike është që nga Departamenti i Shtetit atëherë nuk kishte marrë vizë”. Me një fjalë Jugosllavia sipas tij ishte shlyer.

“Sot shihet qartë nga dokumentet. Pas shembjes së bllokut lindor, Jugosllavia nuk ishte e nevojshme në formën në të cilën ekzistonte, si tampon zonë. Në perëndim e kanë kuptuar se nuk ka nevojë që të mbështesin federatën e cila është krijuar me shumë antagonizma, që kanë sjellë deri te shembja”.

Serbia është vlerësuar si fajtori kryesor. “Në Serbi kanë filluar zgjedhjet shumë partiake, rruga e transicionit drejt ekonomisë së tregut ka qenë problemore, mjaftueshëm që serbët të vihen në listën e popujve që nuk i kuptojnë proceset e ndodhura në botë. Po ashtu udhëheqja serbe gjithnjë ka pohuar se për të gjitha k të drejtë. Kur isha në Moskë, një fqinj në lagjen diplomatike ishte gazetar britanik. Me fillimin problemeve në Jugosllavi ai më tha: “Si i udhëhiqni qasjen mediale, kështu sot nuk mund të fitohet asnjë ndeshje futbolli. E ku janë këto lojërat e mëdha dhe problemet që sillen rreth jush!”. Ai tha se një pjesë të madhe dhe gazetarët janë tërhequr, në mënyrë të pavetëdijshme në situata të tilla. Gjërat nuk janë prezantuar realisht as tek populli as te opinioni ndërkombëtarë. Atëherë domosdo paraqitet problemi”, tha Kërga.

I pyetur nëse ka mundur të ketë një ndarje si në rastin e Çekosllovakisë, Kërga tha se ushtria nuk ka kuptim nëse nuk përgatitet për luftë, por që në APJ-së asokohe luftërat i kanë konsideruar si mbrojtëse. “Nuk kemi menduar se do të mund të sulmohemi me njëri tjetrin. Kemi pasur besimin që strukturat politike në vend do të kenë mend që të mos prodhohet luftë”. Ai thotë se ka pasur përpjekje që të ndikojnë që gjërat të qetësohen. “Por Kadijevici, Axhiqi dhe Brovet nuk kanë arritur të bindin udhëheqjen më të lartë politike, para se gjithash liderët e republikave, që problemet që kanë lindur të zgjidhen në mënyrë të civilizuar dhe me marrëveshje. Po të ndaheshim në mënyrë të civilizuar, sot do të ishim në një shkallë më të lartë të bashkëpunimit, sidomos në rrafshin ekonomik, ashtu sic janë cekët dhe sllovakët. Edhe BRRS është shembur. Ish 15 republikat e BRSS-së nuk kanë luftuar, shumë prej tyre bëjnë disa asociacione në ekonomi, siguri…Kjo ka mundur dhe tek ne të ndodhë”, tha ai.

Plani me minierat e Kosovës për të ruajtur Jugosllavinë

Kërga tha se ngjarjet në Kosovë nuk e kanë befasuar. Por befasi për të ishte mbështetja e vendeve perëndimore të cilat sipas tij në thelb kanë shkelur vlerat e tyre dhe parimet m të cilat bazohen shtetet e tyre dhe koalicionet. “Mendoj se çështja e Kosovës nuk ka arritur në epilogun përfundimtarë dhe pas një kohe të gjatë do të zbardhet se çfarë ka ndodhur. “Unë kam identifikuar mbi 10 shpjegime pse ka ardhur deri te lufta. Arsyet gjeopolitike janë në mes tyre dhe siç tha Vili Vilmer janë përmirësuar gabimet e Luftës së dytë botërore”, tha ai. Kërga është ndalur dhe te dëshira e Beogradit që Jelcini të zëvendësohet. “Kjo ka qenë një gabim i shumëfishtë. Dhe ka qenë naive nëse mendohej se Jelcini nuk do ta dinte këtë. E më pas kërkohet mbështetje. Kjo si problemore është treguar edhe më 1999. Nuk kemi shikuar si të dalim nga ato thyerje të dalim, nëse nuk mundemi me benefite, së paku me më pak gërvishtje. Kemi analizuar për zgjidhjet që nuk kanë qenë të qëndrueshme. Në Moskë në gusht të 91 ka ndodhur puçi. Zëvendëspresidenti Janajev, Jazov dhe ajo shoqëria…(KGB)”. “Kanë dashur të ndalin procesin filluar. Si diplomat dhe zbulues në detyrë, unë kam raportuar për ngjarjet. Konkluza ime ishte që përpjekja e puçit do të dështojë. Kolegu nga Beogradi më tha se jam duke raportuar të kundërtën nga ajo që pritej në Beograd! Nuk është vlerësuar mirë situata. Dhe nëse Serbia në këtë kuptim nuk është brenda realitetit, atëherë nuk mund të pres në mbështetje”. Po kështu ndodhi dhe me ShBA, Gjermaninë…”Kjo është një nga postulatet që do të duhej të përfshihej në doktrinën e politikës së jashtme, sepse vendet e vogla nuk mund të kenë luksin që një ditë të thonë një gjë në ditën tjetër një gjë tjetër. Përndryshe nuk kam vërejtur se ekziston paraprakisht ndonjë qëndrim armiqësor ndaj ne, kur kam biseduar me përfaqësuesit e shërbimeve të jashtme. Kur kemi paraqitur qëndrimet kritike për reagimin fuqive të jashtme, sidomos me rastin e Kosovës, atëherë thoshin: OK, të shohim zgjidhjet, qëndrimin e juaj si do ti qaset atij problemi. E këtu kemi qenë të handikpuar, nuk kemi pasur qëndrimet e qarta për shumë çështje”.

Për t’iu shmangur intervenimit të jashtëm Kërga thotë se ka propozuar që të hapen bisedat me pronarët e minierave. Jo që tu kthehen. Në këtë aspekt në një takim kam përmendur Trepçën dhe francezët pasi ishin atje, gjermanët dhe Drenasin, Kragujvci dhe italianët…E kemi vlerësuar si faktor të kundërpërgjigjes: interesi është interes. Por nuk kam hasur në mirëkuptim. Vlajko Stojiljkovic më tha se nuk jam normal. Me çka më pas të sundojmë”, ka pyetur ai.

Kërga thotë se me ministrin e mbrojtjes Pavle Bulltovic kanë qenë me një delegacion në Rumani në fund të 1997. Ende pa u ulur të ministri i jashtëm, ai tha se ka një ide mjaft të mirë: që të pranojnë kalimin e naftësjellësit nga Konstanca përmes Pancevës deri në Trieste. Nëse kalon, Jugosllavia nuk do të hyjë në luftë, do të mbetet e tëra. Bulatovic më tha që menjëherë të shkruaj informatën për udhëheqjen më të lartë të shtetit. Nuk kishte asnjë reagim. Vlerësim interesant ka dhënë edhe atasheu ushtarak i Kanadës duke pohuar se Jugosllavia nuk do të shembej nëse vitet e ’80 do të lëshonte gjigantin “Shell” që të hyjë në hapësirën e Jugosllavisë.

Gjenerali Perishiq është shlyer kur i kishte shkruar Milosheviqit që më mirë me NATO të qëndrojmë në Kosovë se sa NATO të na largojë nga Kosova. “Armata kishte vlerësimet e sakta të mundësive tona në raport me NATO dhe normalisht askush i vetëdijshëm nuk ka dashur luftën. Në kërkim për zgjidhje, ai e ka parë këtë një nga mënyrat. Unë, mendoj se e gjitha ishte vonë. Jemi vonuar njëherë 25 vite me këtë”, tha Kërga.

Pavkovic: Populli ynë nuk di asgjë për konfliktin në Kosovë!

Edhe gjenerali Nebojsha Pavkovic, i dënuar nga Gjykata e Hagës, thotë se nuk mund të vlerësojë raportet në mes gjeneralëve në Shtabin e Përgjithshëm të UJ, me theks të Perishiqit dhe Dimitrijeviqit që ishin një zë më ndryshe nga të tjerët. Pavkoviq ka publikuar një libër memoaret nga lufta të titulluar “Era e barutit dhe vdekjes në Kosovë 1998”. Ndërsa libri i dytë i kushtohet ngjarjeve më 1999 që është duke u përgatitur. “Është e saktë që në libër përmenden të dytë dhe ata kryesor (mendohet në gjeneral Perishiqin dhe Dimitrijeviqin). Nuk kam njohuri të mjaftueshme sa ka ndikuar faktori i jashtëm në sjelljen e tyre, përveç asaj që është shkruar në libër. Me krijimin e rrethanave, kam pasur mundësi të kontaktojë me ta në takimet shtabit operativ ndër resor të kreut shtetëror, ushtrisë dhe policisë”, tha Pavkoviq në një intervistë të gazetës serbe Pravda të datës 24.12.2015. Ai tha se dokumentet që ka marrë kanë quar në konkluzionin që ata vetë u janë imponuar të huajve. “Sa i për ketë ndikimit të faktorit të jashtëm, në kreun ushtarak, në ngjarjet që quan në shembjen e ish Jugosllavisë, mendoj se edhe nëse ka pasur, nuk ka ndikuar në mënyrë vendimtare në ato ngjarje sepse edhe ne vetë ishim mjaftueshëm që të shembim këtë shtet, duke qenë në përbërjen shumë nacionale të APJ-së së atëhershme”, tha Pavkoviq i cili ishte në krye të korpusit të Prishtinës nga viti 1994 deri në përfundim të luftës. Për të ngjarjet në Kosovë ishin të pritshme. “Kriza në Kosovë daton që nga lufta dytë botërore, dhe për këtë janë shkruar mjaft libra. Unë në Kosovë kam qenë nga viti 1994. Që nga ajo kohë e deri më 1998 ka pasur incidente individuale në kufi dhe territor, të cilat me sukses janë zgjidhur nga policia dhe ushtria”, tha Pavkoviq duke numëruar një nga një ngjarjet.  Ai thotë se për UÇK-në për herë të parë është dëgjuar pas vrasjes së inspektorit të MPB të Skenderaj, Lut Ajvazi më 1994. Më vonë sipas tij, pas incidenteve të shumta, asokohe Kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të AJ-së kërkoi të vendoset gjendja e jashtëzakonshme, të ketë një mobilizim luftarak dhe të sillen në Podujevë dhe të fillojë të pastrojë Kosovën. Kjo është shënuar në takimin që Kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm e ka mbajtur me politikan të gjitha qarqeve në Kosovë. Por qeveria federative nuk i ka propozuar Kuvendit federativ gjendjen jashtëzakonshme, ndërsa Perishiqi e ka akuzuar Milosheviqin”. Por pse kjo nuk është bërë, përgjigjen mund të japin vetëm ata. Në libër përshkruhet që Kryshefi i Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së, Momcilo Perishiqi ka marrë pjesë në formulimin e objektivave të veprimeve të UJ në Kosovë dhe mënyrës së realizimit të tyre por që pas këtyre hapave prapa kulisave është distancuar ose madje aktivisht ka devijuar. “Nuk di nëse është në pyetje karrierizmi, frika nga procesimi, apo diçka tjetër, por kjo ka ndodhur”, tha Pavkoviq. Pavkoviq në libër përshkruan ngjarjet në Kosovë ku mohon të jenë kryer krime! Ndër aksionet më të suksesshme ai përmend Malishevën në të cilën kanë marrë pjesë forcat e UJ dhe policisë, 7 grupe luftarake të UJ, 4 aradha të policisë dhe 7 grupe tjera bartës të së cilës kanë qenë nga MPB. Ky aksion u zhvillua më 27 dhe 28 korrik të ’98 dhe ka pasur për qëllim përshpejtimin e veprimeve, meqë Kristofer Hil ka paralajmëruar vizitën në Malishevë më 28 korrik në mënyrë që më verifikim të shpallë status quo që do të ishte sipas tij, jo e favorshme sepse UÇK-ja në atë kohë kontrollonte 60 për qind të territorit.  Në vitin 1998 sipas tij, kanë vdekur 45 ndërsa janë plagosur 196 pjesëtarë të UJ. Në njësit e policisë kanë vdekur 115 ndërsa janë plagosur 403 pjesëtarë. Edhe në mesin civilëve ka pasur të vdekur. Janë vrarë 208, plagosur 165 dhe janë kidnapuar 269 persona. Gjithsejtë në vitin 1998 kanë vdekur plagosur dhe kidnapuar 1.401 persona. Ai thotë se UÇK ka kryer atë vit 2.278 sulme apo 6.2 në ditë. Prej tyre 205 në organet kufitare që arritën të ndalin hyrjen e 80 grupeve nga Shqipëria dhe të konfiskohen 150 tonë armatim dhe pajisje të ndryshme. Në konfliktet nga qershori deri në shtator 1998 UÇK arriti të shkatërrojnë 5 tanke T-55, 8 transportierë M80, dy “Praga”, 4 makina joluftarake dhe pajisje tjera. Por Pavkoviq i cili është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, vazhdon të thotë se në Kosovë nuk ka pasur krime! “Askush nga UJ dhe policia nuk ka arsye që të turpërohemi për atë çfarë ndodhi më 1998 në Kosovë. Zyrtarisht nuk ekzistojnë dëshmi që ka pasur krime apo vepra tjera penale. Në fshatrat shqiptare kemi incizuar gjendjen sepse shpesh ka ndodhur që vetë shqiptarët kanë shkatërruar shtëpitë duke ua hedhur fajin forcave serbe. Po ashtu ekzistojnë dokumente për procedimin e të gjitha veprave penale në të cilat shihet se nuk ka pasur vrasje dhe krime!. Pra establishmenti ushtarak serb asnjëherë në histori nuk ka pranuar krimet pavarësisht se ato janë konstatuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe qendrat më të mëdha të vendosjes. /IK – Kosova Info/

SHKARKO APP