A është për zgjedhje të jashtëzakonshme apo për qeveri të re? Haradinaj reagon pas takimit me Hashim Thaçin
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me Hashim Thaçin është shprehur i qartë se nuk është për zgjedhje të jashtëzakonshme por për qeveri të re.
Haradinaj pas takimit ka thënë se do e mbëstesë një qeveri të re edhe pse nuk do jetë pjesë e saj dhe nuk do ketë funksion në qeverinë e re.
“Nuk jam kandidat për të pasë ndonjë funksion qeveritar. Nuk është kohë e apetiteve për pushtet”, ka thënë Haradinaj.
Edhe partitë e tjera e kanë përkrahur krijimin e një qeverie të re, përvec VV-së, e cila është për zgjedhjet të reja.