A mund të unifikohen partitë rreth këtij dokumenti për dialogun me Serbinë

Një dokument kornizë i hartuar nga Kadri Veseli, që parasheh se si duhet të zhvillohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, thuhet t’i ketë bërë bashkë partnerët e koalicionit, përplasja e së cilëve kryesisht ka të bëjë me udhëheqjen e Presidentit Thaçi në këtë proces, e ndaj të cilit kategorike ka qenë Nisma Social Demokrate. Ndonëse ende jo zyrtarisht, raportohet se i gjithë koalicioni është dakorduar për ta përkrahur këtë dokument.

I njëjti, do ju dërgohet edhe partive opozitare, qasja e së cilave po ashtu është e ditur. LDK, sikurse edhe Vetëvendosje, e njësoj edhe PSD’ja, e kanë bërë të qartë pikëpamjen e tyre ndaj Thaçit si kryenegociator.

Megjithëse pritet të shihet qëndrimi i tyre pas këtij dokumenti që përmban shumë pika, e rrjedhimisht edhe vijat e kuqe ndaj shtetit serb./Express/

SHKARKO APP