FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

AAK: Kemi marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë

Besnik Tahiri i AAK-së, ka thënë se kjo parti bashkë me PSD-në kanë arritur të marrin mbi 15 për qind të votave, të cilat sipas tij, nuk e kënaqë këtë parti.

“Në të gjitha matjet tona tregojnë se ne kemi mbi 15 për qind të votave. Jemi të parët në disa komuna, prijmë në Gjakovë, në Obiliq, Rahovec e Pejë. Megjithatë, ky nuk është rezultat që kemi pritur, sepse kemi hyrë për të fituar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky nuk është rezultati që e kënaqë dhe e gëzon partinë që ka udhëhequr me Qeverinë në mandatin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sepse ne mendojmë që kemi bërë shumë për Kosovën, vendimet dhe punët që i kemi bërë janë historike në dobi të Kosovës, por natyrisht do t’i nënshtrohemi vullnetit të sovranit”, ka thënë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është tepër me rëndësi që gjatë kësaj periudhe kohore, të numërimit të votave të ketë një vigjilencë të komisionarëve që rezultati përfundimtar të jetë ai që është vullneti i qytetarëve nëpër kuti të votimit, e jo tjetër”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se Komisionerët tanë nuk kanë raportuar për ndonjë parregullsi të madhe.

“Kjo na gëzon edhe për faktin se ne e kemi udhëhequr Qeverinë”, ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?