FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

AAK ofron votat, por i vendos kushte Kurtit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Lëvizjen Vetëvendosje në formimin e institucioneve të reja. Kreu i partisë, Ardian Gjini, tha se nuk synojnë bashkëqeverisje, por paraqiti kushtet që duhet t’i plotësojë Lëvizja Vetëvendosje për të marrë mbështetjen e shtatë deputetëve të Aleancës.

”Prano gazin amerikan, nise procesin e termocentralit, ngrite pragun e TVSH-së, hiqe tatimin në pronë për bujqit, ule inflacionin, kryje infrastrukturën e nisur, mos fol për hekurudha e mos me e buxhetu asnjë cent”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Ai shtoi po ashtu se nëse plotësohen këto kushte, atëherë Aleanca merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, e cila kërkon 80 deputetë për kuorum. ”Nuk do ta pengojmë formimin e institucioneve në asnjë mënyrë. Nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet një zotim i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren”, tha kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Aleancës tha të premten se vazhdon të ekzistojë droja se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të arrijë marrëveshje me asnjë parti politike dhe vendi përsëri do të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse AAK-ja nuk e vendos si kusht zgjedhjen e Ramush Haradinajt për president.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëvendosje ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultatit për të nisur diskutimet. Nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje mori 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca 7.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?