Afati po skadon, partitë ende larg marrëveshjes për presidentin

Partitë në Kosovë ende janë larg një marrëveshjeje për të zgjidhur çështjen e presidentit. Takimet e liderëve politikë vlerësohen sa për sy e faqe dhe se zgjedhjet po bëhen të pashmangshme. Takimet mes liderëve politikë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit vlerësohen se po bëhen sa për sy e faqe. Njohësit e çështjeve politike thonë se partitë janë larg një marrëveshjeje.

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk arritën asnjë dakordim për ndonjë emër. Pas takimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se duhen më shumë vota sesa që i kanë në dispozicion këto dy parti së bashku, e që janë 81. “Janë duke u mbajtur sa për sy e faqe. Nuk e di pse ka ndodhur takimi i djeshëm, duke pasur parasysh çka tha Kurti pas takimit. Me fjalë të tjera, vetë Kurti tha që takimi me LDK-në është kot, sepse na nevojiten 84 deputetë për me pasë presidentin.”, tha Avni Arifi njohës i çështjeve politike.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të ishin të tretat për një periudhë gati njëvjeçare, shihen të pashmangshme. “Me lojëra politike të Kurtit, ne shkojmë në zgjedhje. Edhe e vetmja rrugë që shihet tani për tani janë zgjedhjet, vetëm nëse shpëton ndonjë nënshtrim total i dikujt që do me bë marrëveshje politike me të, që nuk po duket se është në horizont. Përndryshe, zgjedhjet janë të garantuara.”, tha Arifi

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar më shumë qartësi nga kryeministri Kurti dhe t’i dërgojë në të shkruar ofertën e re para ndonjë takimi të mundshëm. Parlamenti do të shpërndahet vetvetiu nëse deri më 28 prill nuk do të ketë një president të zgjedhur dhe Qeveria e Kosovës do të ketë një tjetër periudhë pa mbikëqyrje parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai [Kurti] po kënaqet me faktin se po vazhdon të jetë në zyrën e Kryeministrit. Ai po vazhdon të kënaqet që s’ka mbikëqyrje parlamentare, sepse nuk do të kemi, domethënë deri në fund të muajit nuk do të kemi as Kuvend, sepse pritet të shpërbëhet. Po i konvenon me ndenjur kështu në pushtet, me i gëzuar vetëm të mirat e saj, por jo edhe obligimet dhe detyrat që i ka Kosova, që i kanë nevojat që i kanë qytetarët e Kosovës.” tha Avni Arifi. Kosova aktualisht është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Vjosa Osmani e mbylli mandatin e rregullt. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu do të ushtrojë funksionet e presidentes për 6 muajt e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?