AKK: Ramush Haradinaj, vijon që të jetë kandidat për President të Kosovës

Mbrëmjen e së hënës, Gjykata Kushtetuese dha vendimin për rrëzimin e qeverisë Hoti. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të vazhdojë të jetë kandidat i kësaj partie për President të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka thënë nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi në një konferencë, ku njoftoi se kjo parti është e gatshme për zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 21 dhjetor tha se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

“Është një situatë jo e lehtë për shkak të pandemisë, prandaj duhet të kemi kujdes edhe partitë politike duke e vlerësuar edhe mendimin e Institutit të Shëndetësisë, prandaj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme shkojmë të përgatitur për të qeverisur dhe për të udhëhequr vendin”, tha Isufi për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?