Akrobatja nga Tirana uron Kosovën, sfidon lartësinë dhe motin e acartë
Në nder të 13 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, akrobatja nga Tirana, Fiona Rushiti sfidon lartësinë dhe motin e acartë, duke ofruar performancë dhe pamje të magjishme.
22-vjeçarja e cila është gjithmonë në kërkim të aventurës, shfaqet e veshur një kostum që bashkon flamujt shqiptarë me moton “Edhe pse kemi dy flamuj ne jemi një”.
Në liqenin e Batovcit në Prishtinë, nën temperatura të ulëta jo më pak se -8 gradë Celsius, Fiona ka qëndruar në lartësi, pa asnjë masë mbrojtëse, duke bërë numra akrobatikë.
E fiksuar pas sporteve ekstreme, 22-vjeçarja është e para akrobate në trevat shqiptare që performon në lartësi të mëdha. Guximi ka qenë pika kyçe e saj.
Fiona vjen me këtë performancë pas të tjerave numrave mjaft të guximshëm ku bashkë me shoqet e saj kanë realizur në spektakle dhe skena të ndryshme.
Veçojmë këtu perfomancat me zjarr, gjë për të cilën edhe shpesh identifikohen si “vajzat e zjarrit”.