Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 4 viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje”,- bëri me dije Policia e Shtetit.

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, ndërsa u plagos rëndë fëmija i mitur i tyre.

Kanë humbur jetën në vend çifti i bashkëshortëve Blerim Avdiaj, 51 vjeç, dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11 vjeç, dhe M. Avdiaj, 6 vjeçe.

E mbijetuara e vetme e familjes nga aksidenti tragjik është 3-vjeçarja V. Avdiaj, e cila është transportuar te Spitali i Traumës. Familja udhëtonte në një mjet Citroen, i cili u përplas me një kamion, që drejtohej nga shtetasi J. I.

SHKARKO APP