Aksident masiv në rrugën Prishtinë-Pejë, viktima dhe shumë të lënduar

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00, janë përfshirë pesë automjete civile.

“Në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha policia për Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrëfikësve dhe autoambulanta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?