FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident tragjik në Kosovë, mjeti me targa shqiptare humb kontrollin dhe përplas makinën në korsinë tjetër, dy viktima

Dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Lajmin e rëndë e ka konfirmuar për mediet fqinje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pesuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shikimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?