Aksidentohet një autoblindë, 8 policë të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona në veri të Kosovës, ku një autoblindë e Policisë është aksidentuar, duke shkaktuar lëndimin e disa zyrtarëve policorë.

Njoftimi i policisë:

Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë 8 operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore për t’u marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?