FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksion policor në Kosovë, 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara

Në aksionin policor të kësaj të mërkure të zhvilluar në  Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa komuna në Kosovë janë arrestuar 12 persona të akuzuar për ryshfet.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se janë arrestuar 12 persona për ryshfet në subvencionet bujqësore dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.

Lumezi ndër të tjera ka bërë me dije se grumbullimi i provave ka nisur në janar, duke bërë që në operacionin e sotëm të arrestohen disa persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe dhënie ryshfeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka arrestuar zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna. Aksione janë zhvilluar në Prishtinë, në komunën e Istogut, Gjilanit, Podujevës, Lipjanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?