Hashim Thaçi shtyn konferencën e paralajmëruar për sot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritej që sonte t’i drejtohej qytetarëve të Kosovës me një fjalim nga zyra e tij.

Por ky paralajmërim ka ndryshuar. Nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë njoftuar se konferenca i tij shtyhet për nesër në ora 20:00.

Thaçi pritet të bënte deklaratën e parë publike pas aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special, që e akuzon për krime lufte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë. Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura. Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?