Aktakuza për Thaçin e Veselin/ Reagon Vjosa Osmani: Kosovës i duhet drejtësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar pas publikimit të aktakuzës së Prokurorit të Specializuar, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosovës i duhet drejtësi.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

SHKARKO APP