Aktakuzat/Ish-prokurori Muçi: UÇK-ja do ta fitojë edhe këtë betejë
Ish-prokurori Besnik Muçi, thotë se shumë deklarata publike në lidhje me krimet e mundshme nga ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe deklaratat e fundit të zyrës speciale nuk i duken profesionale. Muçi theksoi bindjen e tij se edhe kjo betejë do të fitohet nga UÇK-ja.
”Gjatë këtyre 20 viteve, unë kam parë se të gjithë prokurorët kanë bërë shumë deklarata publike në lidhje me krimet e mundshme nga ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe deklaratat e fundit të zyrës speciale nuk më duken profesionale. Nëse prokurori special vlerëson se funksionet politike të përfaqësuesve të ish-UÇK-së i pengojnë hetimet, ai ka pasur kohë mjaftueshëm që t’i kërkonte gjykatës masa sigurimi për këta shtetas ose masë që të mos lejoheshin për të ushtruar funksione publike. Ka pasur shumë institucione ndërkombëtare që kanë bërë hetime në Kosovë, si UNMIK dhe EULEX. Çdo akuzë ka përfunduar në pafajësi. Ka 20 vjet që ripërtërihen dyshime për të cilat ka pasur institucione të ngarkuara specifikisht për t’u hetuar. Unë mendoj se janë dyshime të orkestruara nga faktorë politikë, jo të dhënies së drejtësisë”.