Akuza ndaj Thaçit dhe Veselit, Kryemadhi: E drejta do të fitojë përsëri!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj padisë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Kryemadhi shprehet se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe e drejta do të triumfojë sërish pavarësisht akuzave.

“Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.

Kjo luftë e mbështetur nga bota demokratike, nga vendet kampione të lirive dhe të drejtave të popujve, tashmë është çertifikuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe u kurorëzua më pas me pavarësinë e Kosovës. Shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar. E drejta dhe liria e popullit janë gjithnjë ngadhënjyese! E drejta do të fitojë përsëri!”,- shkruan kryetarja e LSI-së në një postim në Facebook.

SHKARKO APP