Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova kërkon lirimin e ish-efektivit Spahiu

Arrestimi nga autoritetet serbe dhe ngritja e akuzës për vrasje të rëndë në Banjskë të Zveçanit, ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka vënë në lëvizje të gjithë aparatin shtetëror në Kosovë.

Autoritetet thonë se po bëjnë çdo përpjekje për lirimin e tij. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po kthehej me autobus nga Austria në Kosovë së bashku me familjen e tij.

Gjykata e Lartë në Suboticë urdhëroi një muaj paraburgim për Spahiun me pretendimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Kjo pavarësisht faktit se, sipas avokatit të Spahiut, Arianit Koci, ai ka tre vite që jeton në Gjermani, e nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një reagim në Facebook, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se prej momentit të arrestimit të Spahiut, institucionet e vendit janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. “Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, tha Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?