Alarmi për bo*bë në Kuvendin e Kosovës, kryeprokurori: Ishte mashtrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi thotë se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë mashtrim. ”Kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”.

Gashi nënvizon se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”.

Kryeprokurori nuk ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”. ”Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike të bërë nga një person anonim, me zë mashkulli, në gjuhën angleze, me një akcent të shteteve jo mike”, ka thënë mes të tjerash Gashi,

SHKARKO APP