Albin Kurti i shkruan Thaçit: S’e kuptoj insistimin tuaj për çështje dytësore, duhet të luftojmë COVID-19
Politikanët kosovarë vijojnë të luajnë “ping pong” me letra, në kohën kur duhet të bashkohen për të luftuar koronavirusin.
Një ditë pas letrës së Presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili nuk i dërgon sërish emrin e mandatarit për të krijuar qeverinë e re, duke i kërkuar të lërë çështjet dytësore e tretësore dhe të ndihmojë në luftën kundër COVID-19.
“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t’u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”.
LETRA E PLOTE: