Albin Kurti kthehet në Kosovë pas 6 ditësh në Greqi

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot. Mbledhja do të mbahet në orën 15:00.Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave, teksa kanë treguar agjendën e kryeministrit, Albin Kurti, për ditën e sotme.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e QeverisëKOHA: ?15:00”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet se çka do të diskutohet në këtë mbledhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Kurti ka qëndruar qe gjashtë ditë për vizitë zyrtare në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë e ka konfirmuar sot Perparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti.

“Ai është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Kurti ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit.

Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë.

Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?