Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore. Përveç Kurtit, KQZ nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

Gjyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje Komisionit Zgjedhor të Kosovës, rreth emrave të kandidatëve për deputetë. Mediat e Kosovës bëjnë më dije se në mesin e 47 kandidatëve figuron edhe emri i kryesuesit të listës zgjedhore të LVV-së, Albin Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?