Albin Kurti: Nuk ia vlen më të fitosh zgjedhje, duhen protesta

Ish-kryeministri Albin Kurti është shprehur se partia të cilën ai drejton do të vazhdojë të zhvillojë protesta deri në zgjedhje të reja.

Kurti i ftuar në bashkëbisedimin e organizuar nga “Friedrih Ebert Stiftung” ka thënë se Vetëvendosje do të jetë shumë aktive, e se në të gjitha sondazhet kanë dalë më shumë se 51%.

“Ne jemi partia më e madhe parlamentare në Kuvend, sigurisht do të kemi një rol primarë aty. Do të jemi shumë aktivë. Do të ketë protesta kohë pas kohe. Në sondazhe jemi më shumë se 51%, momentalisht kemi kriza shëndetësore, politike ekonomike në Kosovë”, ka thënë ai.

“Kur isha lider në protesta, shumë shpesh politikanët më thonin pse nuk del në zgjedhje dhe të hysh në qeveri e të shohësh se si është, pas 10 vitesh fitova. Tash nuk vlen të fitosh në zgjedhje, e duhet të dilet në protesta”, thotë Kurti.

SHKARKO APP