Albin Kurti: Nuk kemi qëllim të provokojmë destabilizim, po respektojmë marrëveshjen e arritur me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të ditës së sotme, u ndal tek vendimi i qeverisë së tij për vendosjen e tabelave të përkohshme RKS, për të gjitha automjetet të cilët hyjnë në Kosovë me targa të huaja.

Nga data 15 shtator Republika e Kosovës ka ndërprerë dhënien e tabelave KS. Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë për marrëveshjen e lëvizjes së lirë, MPB sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri kosovar bëri me dije se në të gjithat pikat kufitare të Kosovës, automjetet me tabela të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisen me tabela të përkohshme RKS. Kjo sipas tij vjen në kuadër të marrrëveshjes së lëvizjes së lirë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në 2011-ën.

“Në të gjitha pikat kufitare të Kosovës automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme . Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë u pat arritur 2011 për lëvizje të lirë, që nga ajo kohë Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet”, tha kryeministri Kurti.

Kurti theksoi gjithashtu se veprimet e ndërmarra prej qeverisë së tij nuk kanë si synim të cënojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb, apo të nxisin destabilizim, por kanë si qëllim zbatimin e një marrëveshjeje të arritur mes dy shteteve respektivë.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serb, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serb apo të provokojnë çfarë do destabilizimi. Pres nga të gjithë ta kuptojnë drejt se sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje me të cilën është pajtuar edhe Serbia”, tha Kurti.

SHKARKO APP