Albin Kurti ofertë të re PDK-së, tregon dy emrat e LVV për President: Votojmë sonte ligjin për Specialen
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë ofertë të re Partisë Demokratike të Kosovës. Ai thotë se LVV do t’i kalojë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në ligjin për Gjykatën Speciale që sonte, nëse ajo voton Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president të ri të Kosovës.
Kurti ka shprehur gatishmërinë që LVV-ja ta votojë ligjin për Specialen, para se të procedohet me votimin për presidentin e ri të Kosovës.
“Pra, ne votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e më pas sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja”, tha Kurti.
Ai tha se nëse PDK pranon, partia e tij do ta thërrasë seancën e Kuvendin me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe zgjedhja e presidentit të ri të republikës.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4821

