Albin Kurti pas takimit me liderët e Ballkanit: Serbia të distancohet nga regjimi i Millosheviçit

Nga Tirana, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i dërgoi një mesazh Serbisë për të njohur pavarësinë e saj. Kurti deklaroi në një konferencë për gazetarët jashtë dyerve të pallatit të Brigadave ku sot u mbajt takimi i liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit duke theksuar se Serbia po mban peng veten duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Meqenëse isha në një konferencë tjetër në Selanik përmes zoomit nga pallati i bridagave, Nismat e ndryshme I bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë në frymën e integrimeve europiane. Në fjalën time fillova duke konstatuar se përderisa 6 shtetet e BE janë në Europë, BE nuk është Europë pa u anëtarësuar edhe këto shtet. Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë dhe jemi të vendosur për të zbatuar reformat tona.

Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Nuk ka më min-shengren. Ajo inciativa që më shumë ka qenë e lidhur me Novi-Sadin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë është një çështje që trajtohen nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinata të tjera. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara. Nuk shoh të ketë dallime sa i përket politikës së jashtme. Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng. Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë ngë Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh Kurti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?