Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Albin Kurti, tash përsëri është radha juaj

Kosova E hënë, 22 Mars 2021 20:02
Albin Kurti, tash përsëri është radha juaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Topi sërish te Albin Kurti. Qytetarët i’a dhanë edhe një mundësi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Shumica e përfaqësuesve të popullit në Kuvend sapo kanë votuar për ta zgjedhur sërish në krye të qeverisë liderin nacionalist të qendrës së majtë.

Albin Kurti e ka mbërritur edhe njëherë qëllimin për të cilin u mundua shumë. 67 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar për formimin e qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë ai. Kurti do ta synojë tranzicionin e premtuar delikat, pas shumë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, tha Kurti më 26 mars 2020, pasi një natë më herët, LDK-ja me të cilën po qeveriste dhe partitë opozitare, e rrëzuan qeverinë që ai po e udhëhiqte për herë të parë. LDK-ja, që e formoi një qeveri tjetër pas rrëzimit të Kurtit, argumentoi se ai po i dëmtonte seriozisht raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Partia më e vjetër në vend humbi një vit pas, kur në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mori rezultatin më të dobët në historinë e saj. Skena politike në Kosovë u anua ndjeshëm në favor të Vetëvendosjes dhe udhëheqësit të saj, Albin Kurti. Narracionit të tij se u rrëzua pa të drejtë, qytetarët i besuan në garën për t’i mposhtur “strukturat e vjetra politike”.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Gjysma e qytetarëve që votuan më 14 shkurt, ia dhanë pa mëdyshje mundësinë tjetër LVV-së, që i mori 50.26% të votave. Lëvizja e Kurtit u rrit nga një lëvizje rebele që protestoi dhe kundërshtoi ashpër pothuajse gjithçka, në një udhëheqëse të vendit i cili përballet me shumë sfida dhe nga e cila ata qytetarë do ta presin ndryshimin e premtuar me vite.

Sfida më e madhe, dialogu me Serbinë

Sfida më e madhe e Albin Kurtit është dialogu me Serbinë, ndonëse kryeministri i sapozgjedhur nuk e konsideron këtë çështje prioritet të tij. Ai beson se qytetarët e kanë zgjedhur t’u marrë më shumë me çështjet tjera, ndër të cilat ai përmend menaxhimin e pandemisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kurti thotë se qytetarët e Kosovës kanë treguar në sondazhe se çështja e dialogut me Serbinë për ta është në vendin e 6-të apo të 7-të të prioriteteve. ”Qytetarët na kanë zgjedhur neve dhe ne u përgjigjemi atyre”, është një frazë që Kurti e përdor shpesh në raste të tilla.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë perëndimore duan ta shohin dialogun me Serbinë si çështje të rëndësishme në planin e Kurtit në qeverisje. Që pas fitores së tij në zgjedhje, atij i është bërë me dije se këtë çështje s’mund ta anashkalojë. Për të, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, erdhi në Kosovë dhe tha se pret që dialogu të rinis shumë shpejt.

Zmbrapsja drejt kompromiseve

Deklaratat e Kurtit se dialogu s’është prioriteti i tij i kanë shqetësuar autoritetet në Berlin, Paris e Washington, i cili është sponsori kryesor ndërkombëtar i Kosovës. Departamenti i Shtetit ka thënë se duan ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës për t’i bërë negociatat me Serbinë prioritet në rrugën e njohjes ndërkombëtare.

Deri më tani, Kurti ka treguar jo pak neveri ndaj kompromiseve në negociatat me Beogradin. Megjithatë, atij ia rikujtojnë gjithnjë se këtë do t’i duhet ta bëjë. Kurti duket se shpreson që qasja që dialogu të jetë prioritet të ketë kaluar me administratën e Donald Trumpit, por nuk është kështu.

Në opozitë, ngadalë por suksesshëm e ndërtoi besueshmërinë e njerëzve mbi rezistencën dhe rebelimin e tij “të arsyeshëm”. Por në Qeveri, ai duhet të bëhet edhe diplomat. Ky është shansi i madh i tij, por edhe detyra më e vështirë për të. Sërish erdhi radha juaj, Z. Kurti! Urdhëroni!

Marrë nga Gazeta Express

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 6 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 17 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 18 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 27 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.