Albin Kurti tregon kushtet për rinisjen e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një fjalim në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku paraqiti kushtet për rinisjen e fillimit të dialogut me Serbinë. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh para ligjvënësve europianë se Serbia duhet të pranojë krimet e së kaluarës dhe të pranojë realitetin se pavarësia nuk mund të kthehet pas.

“Prandaj ne jemi për dialog, që është i mirë përgatitur dhe me parime. I drejtë dhe barabartë. I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të çonin ngjarje të paparashikuara.

E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviçi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to. Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur…Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, tha Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?