Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje.Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan.

Po në seancën e sotme janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj, tani pritet të procedohet me betimin dhe pikat tjera të rendit të ditës së seancës konstituive.

Ky verifikim u bë me votimin e 118 deputetëve të pranishëm. Nga 120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 karrige në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?