FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ali Ahmeti: Fitorja është e të gjithë qytetarëve

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaron se BDI i ka fituar zgjedhjet lokale.

Ai i falënderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar BDI-në gjatë fushatës dhe gjatë ditës së djeshme.

“Bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e faleminderues për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

BDI është e juaja, është proekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do të ju zhgënjej”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë. Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkarisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, (sic) ka shkruar Ahmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?