Alma Lama dekretohet ambasadore e Kosovës në Itali

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-gazetarja nga Shqipëria, Alma Lama është dekretuar ambasadore e Kosovës në Itali. Lajmin e ka konfirmuar vetë Lama në “Facebook”, e cila e konsideron emërimin e saj si privilegj dhe përgjegjësi e madhe.

“Është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe. Ajo cfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm”, ka shkruar Lama.

Alma Lama ka lindur në Fushë-Krujë, ka punuar si gazetare ne Top Channel, në Koha Jonë, në Gazeta Shqiptare dhe disa media të tjera.

SHKARKO APP