Ambasada e SHBA reagon ndaj zyrtarëve serbë që mohojnë mizoritë e luftës

Njëzet vjetori i masakrave në Kosovë është përcjellë me deklarata politike: Në Serbi duke u mohuar krimet nga udhëheqësit e shtetit, dhe në Kosovë duke kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj këtij mohim.

Ambasada amerikane, përmes një deklarate, thotë se mohimi i mizorive ofendon viktimat në luftën e Kosovës.

Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

SHKARKO APP