Ambasadori amerikan, Kosnett, mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur lajmin se Kuvendi i Kosovës do të votojë nëser për mocionin e mosbesimit. Në një postim në rrjetin social Twitter Kosnett, është shprehur se institucionet e Kosovës duhet të respektojnë Kushtetutën.

I kënaqur që shohë që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutë”, shkruan Kosnett.

Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, sot e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe njëherë nisjen e mocionit për votëbesim.

Gjithahstu ai është shprehur se një gjë e tillë është tërësisht e papranueshme, nuk e di pse tolerohet një ambasador i huaj kur nuk ka sjellje diplomatike konform mandatit që ka.

SHKARKO APP