Ambasadori rus në Beograd: Kosova nuk është e pavarur

 

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Chepurin, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ka deklaruar se vendi i tij beson që një veprim i tillë shkel Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën.

“Rusia beson se qëndrimi i Serbisë është i drejtë dhe legjitim dhe kjo çështje është e një rëndësie të madhe. Rusia do ta mbështesë Serbinë në atë që Beogradi zyrtar e konsideron të nevojshme për mbrojtjen e nevojave të saj kombëtare”, citohet të ketë thënë Chepurin për ‘Tanjug’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë gjithashtu se Rusia nuk pajtohet me strategjitë që ushtrojnë presion ndaj Serbisë në lidhje me UNECSO-n, përmes dialogut që zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i kontestueshëm për shkak se drejtpërdrejt shkel Rezolutën 1244 të miratuar nga anëtaret e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1999.

“Kur flasim për anëtarësimin eventual të Kosovës në UNESCO, po flasim për politizimin e këtij institucioni ndërkombëtar. E mbështesim Serbinë në qëndrimin e saj, pasi në përputhje me Rezolutën 1244, Kosova nuk është e pavarur”, ka thënë Chepurin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?