Amerikania këndon këngën kushtuar Adem Jasharit: ”Mora fjalë” (Video)

17 janari është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi sot si 12 vite më parë Kosova u shpall e pavarur. Në kuadër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizohen një sërë aktivitetesh nga institucionet qendrore dhe lokale kosovare.

Shumë këngë janë bërë për heroin kosovar, Adem Jasharit. Kjo ka tërhequr dhe vëmendjen e një amerikane e cila këndon këngën për heroin e Kosovës.

Duket se këto këngë që i këndojnë sakrificës së heronjëve, kanë rënë edhe në veshin e të huajve të cilët me respekt i këndojnë familjes Jashari, shkruan Magazina.al.

Rasti më i fundit është një amerikane e cila dëgjohet duke kënduar këngën për Adem Jasharin, “Mora fjalë”, të cilën vite më parë e kishte kënduar Shkurte Fejza.

SHKARKO APP