Anita Haradinaj: Titullin më me nder që mbaj është “Nusja e Komandantit”

Anita Haradinaj ka treguar në një intervistë për jetën e saj private dhe marrëdhënien që ajo ka me bashkëshortin. Anita gjithashtu ka prekur edhe kohën e luftës, edhe pse thotë se nuk ka qenë plotësisht e përfshirë për faktin se në atë kohë jetonte në Shqipëri, por Ramushi gjithmonë i ka treguar asaj histori nga lufta.

Se sa i ka treguar Ramush Haradinaj Anitës për histori të ndryshme në kohën e luftës, Muçaj tha se “Më ka treguar shumë histori të luftës, edhe pse familja e Ramushit është prekur shumë nga lufta, por prapë më ka treguar momente të mira që ka pasur në atë kohë.”

Se a e ka menduar ndonjëherë që do të jetë nusja e Komandantit, ajo tha se nuk e kam menduar ndonjëherë e as që do të përfshihem në luftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në atë kohë kam qenë në shkollë në Shqipëri, 16 vjeçe kur kanë filluar trazirat e luftës, dhe nuk është se e kam menduar ndonjëherë që të jem nusja e komandantit dhe që do të përfshihem në luftë, por titullin më me nderë që e mbaj është “Nusja e Komandantit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Se si është të jesh gruaja e një politikani Anita Muçaj Haradinaj ” Ka qenë e vështir, duke pas parasysh të gjitha proceset që ka kaluar Ramushi dhe detyrimisht edhe unë në krahë te Ramushit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?