Antigua dhe Barbuda, dy njohje të reja për Kosovën
Shteti më i ri i Europës, Kosova është njohur nga dy vendet e Karaibeve, Antigua dhe Barbuda. Lajmi konfirmohet nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi. “Njohja e Kosovës nuk ka të ndalur", shkruan Thaçi në profilin e tij Facebook.
"Lajm i shkëlqyer! Sapo mora njoftimin zyrtar për njohje nga Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur", shkruan më tej Thaçi. Mbi gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur tashmë Kosovën si shtet i pavarur.