Antony Blinken reagon për sulmin në Kosovë: E papranueshme!
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë të papranueshëm.
“Sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës janë të papranueshme. U bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Blinken në rrjetin social X.