Arion Sulo: Taksa në Kosovë ishte një sponsorizim i administratës gjermane

Për analistin Arion Sulo taksa 100% ndaj Serbisë u vu në një kohë delikate ku në Kosovë kishte zëra për marrëveshje për shkëmbim kufijsh.

Në studion e lajmeve në TV Ora, Sulo tha se taksa nuk mbrohej nga BE, por ishte një sponsorizim i administratës gjermane për të ndalur rivalitetin dhe për të ndalur marrëveshjen që po shkonte përpara nën nxitjen amerikane.

Arion Sulo: Taksa u vu nga Haradinaj dhe u vu në një kontekst shumë delikat në Kosovë, në mes të zërave për një marrëveshje të shkëmbimit të kufijve. Ajo që nuk u tha publikisht në atë kohë, ndonëse taksa nuk mbrohej nga BE, ishte një sponsorizim i administratës gjermane për të ndalur rivalitetin dhe për të ndalur marrëveshjen që po shkonte përpara nën nxitjen amerikane. Kishim një përplasje gjeopolitike që e kemi edhe sot midis administratës së SHBA-së dhe BE-së.

SHKARKO APP