Arratisen dy të burgosur në Lipjan, ja për çfarë ishin dënuar

Dy të burgosur janë arratisur pasditen e sotme nga burgu i Lipjanit të Kosovës.

Mësohet se bëhet fjalë për dy të mitur që ishin të dënuar me nga një vit burg për grabitje dhe plagosje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 të ditës së mërkurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të arratisurit janë identifkuar si:

Swiss Digital Mobile Reklama

R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje.
A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.

Sakaq Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe po hetohet ngjarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?