Arrestimi i Gjuriç, Lista Serbe bën kallzim penal ndaj policisë së Kosovës

Lista Serbe ka ngritur kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës për shkak të aksionit të ndërmarë të hënën që shkoi në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për arrestimin e zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç, i cili u arrestua nga policia e Kosovës brenda një salle në Mitrovicën e Veriut, teksa po mbante një takim me qytetarë atje.

Tre ministrat e Listës Serbe kanë deklaruar se më nuk janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

RTS thotë se lajmi është konfirmuar nga ish zëvendësministri i Brendshëm Millan Radojeviç.

SHKARKO APP