Arrestohen tre të dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm në një operacion të kryer në bashkëpunim me autoritete në Gjermani.

Policia në Kosovë të premten tha se kishte arrestuar tre të dyshuar në lidhje me terrorizëm në Prizren dhe Skënderaj.

“Gjatë këtij operacioni, tre persona janë shoqëruar në Drejtorinë e Terrorizmit bazuar nën dyshimin se ata kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të lidhura me terrorizmin,” raportoi policia.

Ata thanë se operacioni u krye në koordinim me autoritetet gjermane, pasi ata vunë në zbatim një urdhër arresti ndërkombëtar kundër një të dyshuari të njohur si B.B., të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjatë operacionit, policia tha se konfiskoi një AK 47, municione, një makinë me targa ndërkombëtare, dylbi dhe disa pajisje elektronike.

Prokuroria i la të dyshuarit në arrest për 48 orë.

Një raport i publikuar në janar nga agjencia e BE-së për bashkëpunim policor, Europol, mbi kërcënimin terrorist në BE, tha se rikthimi në shtëpi i luftëtarëve të huaj terroristë, FTF, ishte një nga kërcënimet kryesore për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Raporti vuri në dukje se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kishte raportuar akte terrorizmi xhihadist në territoret e tyre në vitin 2017.

“Kosova raportoi një rënie të aktiviteteve me propagandë xhihadiste dhe nuk pati raste të dukshme mbështetjeje financiare apo logjistike të grupeve terroriste. Vendi ndan shqetësimet e tij në lidhje me mundësinë e kthimit të FTF-ve nga zonat e konfliktit me vendet e BE-së dhe vendet jo anëtare të BE-së,” tha ai.

Në 2017, shtoi ai, autoritetet e Kosovës nisën 54 raste dyshimi për pjesëmarrje në aktivitete terroriste në Irak dhe Siri.

“Këtu përfshihen raste ne të cilat nuk ka pasur asnjë provë për përfshirje të shteteve të saj në luftimet në zonat e konfliktit. Arrestimet e bëra në Kosovë u bazuan kryesisht nën dyshimin e angazhimit në aktivitetet propagandistike,” theksoi raporti. BIRN

SHKARKO APP