Arrestohet Albin Kurti
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Albin Kurti dhe deputeti tjetër Glauk Konfjuca, janë ndaluar nga policia.
“Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia do që t'i arrestojë ata.
Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disa herë që t'i arrestojnë ata”, thuhet në njoftimin për media të këtij subjekti politik.
“Pozita ka vendosur që përmes dhunës policore ndaj deputetëve, ta mbrojë ‘Zajednicën’.
Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti.
Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend”, përfundon ky njoftim.