Arrestohet hakeri kosovar, shiste sekrete të SHBA-ve te ISIS

 

Nga SHBA-të në Siti, duke kaluar nëpërmjet Kosovës dhe Malajzisë.

Ëshjtë ky rrugëtimi i të dhënave sekrete të shërbimeve amerikane që u janë shitur xhihadistëve të ISIS.

Një hacker me origjinë kosovare është arrestuar nga policia malajziane pasi akuzohet se ka vjedhur me anë të piraterisë informacione personale të ushtarakëve amerikanë për t’ua shitur më pas xhihadistëve në Siri.

Policia tha se Ardit Ferizi gjendej në Malajzi me një vizë studenti që prej 2014 dhe ditët në vijim do të ekstradohet në SHBA.

“Hetimi ynë nxorri se i dyshuari ishte në kontakt me ISIS në Siri duke u dërguar disa të dhëna që gjendeshin në serverat e ushtrisë amerikane”, tha një zyrtar i policisë malajziane.

Sipas Uashington, Ferizi përdorte pseudonimin “Th3 Dir3ctory”, dhe ka dhunuar serverat e një shoqate informatike amerikane duke vjedhur kodet identifikuese të më shumë se 1350 ushtarakëve dhe vartësve federalë.

20-vjeçari mendohet të ketë patur bashkëpunëtorë dhe po hetohet për identifikimin e tyre.

“Është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Do të kërkojmë të kuptojmë përgjegjësinë e Farizit dhe rolin e tij brenda Shtetit Islamik”, tha John Carlin, asistent prokuror i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së./a.l

SHKARKO APP