Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve

Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili, ndër të tjera, dyshohet se ka kryer lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.

Personi është me iniciale P.V. nga Shapca dhe ndaj tij ka pasur një urdhër-arrest nga Iterpoli.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e grupit ‘Shakala’, ku nga 23 deri më 20 qershor të vitit 1999 sulmoi, vrau dhe torturoi civilët shqiptarë, ç’rast u vranë 41 persona.

Ai u arrestua në një lokacion për shkak të ndalesës për peshkim, ndërsa më pas u vërtetua se gjendet në fletarrest të Interpolit nga Beogradi.

SHKARKO APP