Asnjë përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se në kuadër të dialogut me delegacionin e Kosovës të zhvilluar të mërkurën në Bruksel e ka ngritur edhe çështjen e Dragica Gashiçit, serbes nga Gjakova, e cila u kthye për të jetuar në këtë qytet, mirëpo u përball me një sërë kundërshtimesh nga komuniteti shqiptar si dhe një padie të ushtruar ndaj saj nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.

“Ngritëm çështjen e Dragica Gashiçit, gruas në Gjakovë ndaj të cilës është ngritur padi për ta dëbuar nga banesa e saj në Gjakovë. Pse? Vetëm pse është gruaja e parë që është kthyer në Gjakovë. I thash zotit Bislimi se a dëshironi një Gjakovë njëetnike si shumë qytete tjera që nuk kanë më serbë. Ato janë qytete njëentike, ndërsa nuk dëshironi të themeloni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të cilën ju thoni se është koncept njëetnik”,-tha Petroviq në përfundim të bisedimeve mes dyja delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Petroviç tha se nuk ka marrë përgjigje për asnjë nga çështjet e ngritura. Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga zëvëndëskryeministri, Besnik Bislimi. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë asociacion me bazë njëetnike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?